Të enjten rreth orës 14 në Aeroportin e Shkupit është arrestuar 26 vjeçari me iniciale N.A. nga fshati Patishkë. Ai është arrestuar duke hyrë në Maqedoni, pasi policia ka konstatuar se emri i tij gjendet në listën “arresto”, shkruan Gazeta Lajm. Sipas policisë, N.A. është kërkuar nga sektori për kërkime në MPB që nga 23 maji i këtij viti pasi dyshohet për vepër penale “mashtrim”. Pasi është arrestuar nga policia në Aeroport, ai është dorëzuar në Stacionin policor në Petrovec, prej ku është dërguar të vuajë dënimin në burgun e Idrizovës.