Me urdhër të Gjykatës, dje Policia e Gostivarit ka kryer bastisje në oborrin e shtëpisë së 31 vjeçarit me inicialet F.E nga fshati Llakavicë.
Gjatë kontrollit, në oborrin e shtëpisë janë konfiskuar 22 metra kub dri për djegie që ishin pa vulë dhe pa dokumentacion përkatës, për çka, sasia e drunjve është konfiskuar nga ana e Policisë Pyjore.
Pas zbardhjes së plotë të rastit, organet kompetente do të inicojnë fletparaqitje të nevojshme.