Punonjësit e policisë nga Sektori për punë të brendëshme Tetovë, sot rreth orës 06 e 30 minuta, në rrugën “Strasho Pinxhur” në Tetovë, me urdhër të gjykatësit e kanë privuar nga liria personin A.K. 34-vjeç nga fshati Poroj, i dënuar me tre vjet e gjashtë muaj burgë për vepër penale “Përpunim ilegal, mbajtje dhe tregti me armë dhe materje shpërthyese”.

Pasi që i njëjti është privuar nga liria dhe pas mbajtjes së shkurt në Stacionin policorë në Tetovë, i njëjti është dorëzuar në burgun “Idrizovë” në Shkup, për vuajtje të dënimit.