Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë, mbrëmë (28-mars) rreth orës 02:30, në Zherovjan të Tetovës kanë ndaluar personin B.E.(28) nga ky fshat i Tetovës, i cili kishte kundërshtuar urdhrin e tyre gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare dhe kishte tentuar të arratiset. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.TS