Me insistim të qarqeve të larta të BDI-së, policia po bëhet gati për aksion policor për arrestim të shqiptarëve të Kumanovës që protestuan kundër ardhjes së kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti në Kumanovë, njoftojnë burime policore.

Strukturat e MPB-së që janë nën kontroll të VMRO-DPMNE-së kanë pranuar këtë kërkesë të BDI-së dhe janë të gatshëm që menjëherë të fillojnë aksionet, kurse pjesa më e madhe e strukturave shqiptare ia kanë këthyer shpinën BDI-së dhe bashkë me ato që janë nën kontroll të LSDM-së janë të përmbajtura nga frika se situata mund të ndalë nga kontrolli. Aksionet policore mund të ndodhin pas mesnate, respektivisht në orët e hershme të mëngjesit, prandaj shqiptarët e Kumanovës po mobilizohen masovisht që të pëngojnë arrestimin e vëllezërve të tyre./Lajm/