Shërbyesit e policisë nga SPB Shkup sot i shqiptuan urdhër pagese deputetit M.K, i cili shkeli Ligjin për sigurinë në komunikacionin rrugor, duke biseduar në telefon celular derisa po voziste automjetin e tij në rrugë Kumanovë-Shkup, kumtoi MPB-ja.

Prandaj, ata u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta në Republikën e Maqedonisë të Veriut. (Zhurnal.mk)