Ish i burgosuri nga Kumanova në një rast të dyshimtë, Agim Behluli, thotë se dje është maltretuar nga policia serbe në kufirin Maqedoni-Serbi Tabamoc, shkruan Gazeta Lajm. Behluli thotë se ka qenë duke udhetuar për në Zvicër me bashkëshorten dhe djalin dhe se e njëjta gjë i ka ndodhur edhe në dalje të Serbisë.

Ja si e sqaron Behluli këtë rast:
Kisha vendosur të shkoja në Zvicër për disa ditë me bashkëshorten dhe djalin e vogël,kur dje pasi arrita në kufirin e Serbisë,më parkuan anash dhe më bastisën detaishtë,që e zura shumë normale ,sepse këso gjëra ndodhin në çfarëdo kufiri.Por,më e keqja ishte kur më thanë se duhet të presësh…Nuk më shkonte mendja se për çfarë më kishin ndaluar.Pas një pritje të gjatë,më futën në një zyrë dhe dy orë të plota u morra në pyetje në lidhje me rastin e burgosjes sime dhe “veprës sime” të pabërë…Tre inspektorë,herë njëri e herë tjetri më parashtronin pyetje për të ditur se pse isha i burgosur ?Me çka merrem?Ku punoj?Sa fetar i fortë jam?Etj.,etj.Thashë me vete:”Vallë,si duket do të më përsëritet një montim i ngjashëm”…Kur u zgjat biseda,thashë kjo punë do të marrë një kahje tjetër…Mendja më rrinte te bashkëshortja dhe djali.Ata kishin frikë se më dërguan diku dhe nuk do të këthehesha,sepse ata akoma i kishin traumat e freskëta të asaj të kaluare të hidhur,jo fort të largët…E lutja Zotin,që të mos më përsëritet një sfidë që e kisha përjetuar.Nuk mundja t’i kuptoj tre inspektorët,si e filluan dhe ku duan të dalin pas atyre pyetjeve të bëra.Pas një bisede të gjatë,për një moment më thanë se je i lirë dhe mund të vazhdosh…Është për t’u habitur se më së paku 5 herë e kam kaluar këtë kufi dhe asnjëherë nuk kam pasur problem.Ata ishin mjaft korrekt dhe më thanë se e kemi për detyrë të të ndalojmë,sepse në sistemin tonë je i lajmëruar si “rast”.Vazhduam rrugën,kur në dalje të Serbisë na u përsërit procedurë e njejtë…Në kufijtë tjerë nuk pata asnjë problem.
A thua,pak ishte ajo që isha i dënuar pa asnjë pikë faji me 7 vite burg!?A thua gjatë tërë jetës unë dhe fëmijët e mi do të kemi pasoja pas asaj padrejtësie që më është bërë.Si po duket,dikush nuk po ngopet me mua…edhepse as në jetë,as në politikë,askujt nuk i kam konkuruar!