Hakmarrje apo vrasje e porositur? Çfarë fshihet pas dramës së djeshme në Strugë. Vrasësi është në arriti, ndersa MPB është në kërkim të tij. Ende është i panjohur identiteti i personit, i cili dje pasdite vrau biznesmenin shqiptar Dilaver Bojku dhe pastaj me motoçikletë iku në drejtim të paditur.

Por, ka një përshkrim të profilit të tij që do të lehtësojë kërkimin, thonë për Tv 24 burime nga organet e hetusisë..

Policia është hedhur në kërkim të një personi 30 vjeçar të gjinisë mashkullore, jo shumë i zhvilluar, i lartë 170 cm, i veshur me një T-shirt me ngjyrë të errët, me pantallona të shkurtëra dhe sandale vere me ngjyrë të errët. Gjatë kryerjes së vrasjes, ai në kokë kishte një kapele të bardhë dhe syze të errëta dielli.

Nga MPB-ja e Ohrit informojnë se para se të hip në motoçikletë, sulmuesi ka shtënë edhe kundër dy personave që tentuan ta kapnin. Menjëherë pas kësaj humbet çdo gjurmë.

Menjëherë pas incidentit, Bojku u dërgua në Spitalin e Strugës, ku konfirmojnë se vrasja ka ndodhur më 16 e 45 minuta. Trupin e të ndjerit e sollën të afërmit dhe miqtë që pasdite u mblodhën para spitalit, por nuk dëshironin as të filmohen dhe as të jepnin deklarata para kamerave.