Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka zhvilluar një aksion në komunën e Ranillugut në orët e hershme të mëngjesit.

Klan Kosova mëson nga burimet e saja se është bastisur shtëpia e asamblesitit të kësaj komune nga komuniteti serb, Ivan Ristiq.

Aksioni i sotëm merret vesh se është kryer në vazhdën e aksioneve të Njësisë Speciale në rajonin e Gjilanit gjatë javës së fundit.