Opinion nga D-r Selver Jashari

Qytetarët e Maqedonisë, pa dallim kombësie, nuk kanë probleme të pazgjidhshme mes veti. Kjo më së miri vërehet në regjionet ku popullsia është e përzier.
Qytetarët shqiptarë, maqedonas, serbë, romë…., jetojnë në të njëjtët lagje, punojnë në të njëjtat ndërmarrje, tregtojnë të njëjtët tregje… dhe shumë çka tjetër ku njerëzit e rëndomtë nuk shqetësohen nga përdorimit i gjuhës, simboleve, traditës…., së njeri-tjetrit.
Bile, problemet ndëretnike janë shumë herë më të ralla se ato që ndodhin brenda të njëjtit etnitet. Këtë gjë është fare lehtë të verifikohen
nga statistikat e organeve kompetente.

Por, politikës së kriminalizuar dhe mediumeve teje të korruptuara, asesi nuk i pëlqen realiteti i tillë dhe bëjnë çmos që të prishin rehatinë e qytetarëve.
Nuk zgjedhin mjete dhe fare nuk duan t’ia dinë për tragjeditë njerëzore që ndodhin fal etjes së tyre për pushtet me çdo kusht.
Andaj, është koha që qytetarët asesi mos të bien pre e thirrjeve për dhunë që po bëhet nga subjekte politiko-kriminale që nuk u ngopen asnjëherë me pushtet.