Politika, zullumqarët dhe militantizmi!

Nga: Mr. Sci Metali ALILI

Shumëçka dëgjuam dhe mësuam nga të ashtuquajturat “bomba” të Sheqerim Ametit (El Cheka). Politika e udhëhequr nga “azilantët” e podrumeve të europës nuk solli gjë tjetër pos zullumit, skamjes, shantazheve, migrimit, burgosjeve dhe vrasjeve, “azilantët” që ndoshta edhe në europ ishin me misionin famëkeq, mision të cilin tash mundet ta quajn të rrumbullaksuar. Ata zullumqarët, së pari vran djemt më të mirë të kombit duke u thirrur në çlirimin e trojeve shqiptare. Ata zullumqarët, së pari futën zullumin në shoqëri dhe më pas zotoheshin se mundet të fusin zullumin edhe në familje. Ata zullumqarët, së pari militantët partiak i bën të fortit e lagjes, fshatit dhe qytetit, e më pas edhe profesionalist, ekspert e akademik, kurse neve popolli u dham besën në luft e në paqë, mundë, djersë, sakrific, para, bukë, i graduam edhe me votë. Ata zullumqarët, tash më janë ritur, ata i bën fiks “18 vite, u mëvetsuan” na haruan si popull, na shajtën nënë e babë, na ofenduan me kombë e fe. E tash, tash secili në vendin e vet ndjehet “Boss” i paprekshëm, nga se të gjithë tash më janë të fortit e nënës parti. Si mjeku ashtu edhe pacienti. Si profesori ashtu edhe studenti. Si administratori ashtu edhe pala. Si prokurori ashtu edhe i padituri. Si gjykatësi ashtu edhe i gjykuari. Si Deputeti ashtu edhe votuesi. E në fundë pyesim, pse rihemi në mes veti ? Rihemi dhe do të rihemi sepse të gjithë jemi të fortit e nënës parti, kush më shumë e kush më pak, kryesorja jemi. Na u përzi leshi sa që n’fije skemi me i ra. Edhe haxhi, edhe killer. Edhe musliman, edhe fajdexhi. Edhe patriot, edhe tradhëtarë. Edhe fetarë, edhe mizdevirë. Edhe musliman edhe pa Ramazan, tër ditët po i bëjm Bajram. Na ishte humor na u bë realitet : “O Mark Muharemi, kishën se deshte, xhamis sja dite rendin, ku hamamin don me e bë vendin”

SHPËRNDAJE