Shkruan Ejup Berisha

Në përditshmërinë tonë ka njerëz të cilët më të madh e kanë lavdin se punën disa femra më të madhe e kanë mendjemadhësinë se bukurinë por edhe politikanët e sotëm nuk janë pa ndonjë dobësi këta e kanë më të madh vetvullnetin sesa legjitimitetin. Iliri flas për Ilir Metën Presidentin e Republikës së Shqipërisë i paska 260 mijë vota të fituara gjat votimit nga ana e deputetëve për Kandidaturën e tij për President Republike në Kuvendin e Shqipërisë. Dhe ky në një intervistë dhënë rrjetit mediatik të Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe gazetares e cila e pyet se pse kaq vetvullnet të theksuar zbaton ai Presidenti Meta përgjigjen direkte në këtë pyetje e shmang me përgjigjen se e posedon legjitimitetin e shumicës së qytetarëve të shtetit shqiptar gjë që kur i përmendi votat del se kjo është e palogjikshme dhe në kundërshtim me parimet demokratike. Ky shtet i numron tre milion banorë dhe vlersimi i Metës se e posedon përkrahjen e shumicës së qytetarëve shqiptar është dëshmi se njeriu numër një i shtetit shqiptar në fakt e posedon përkrahjen e pakicës së qytetarëve sepse 260 mijë vota janë në fakt 10% dhjetë përqindëshi i përkrahjes të cilën e paska marrë presidenti Ilir Meta për të marrë udhëheqjen e shtetit. Do të thotë se kjo nuk është shumica e mjaftueshme për ta siguruar legjitimitetin i cili është rregull e sistemeve demokratike apo gjysmèn e përkrahjes prej pesëdhjetë plus një përqind. Parashtrohet pyetja shumë reale dhe logjike se sa politikanët e rajonit të Ballkanit Perendimor sot e kanë të siguruar legjitimitetin e shumicës së qytetarëve të shteteve të tyre me qëllim që këta ta llogarisin veten si politikan me përkrahje të gjërë të nevojshme dhe të domosdoshme e cila mandateve të tyre u siguron qëndrueshmëri dhe stabilitet politik. Apo a kanë legjitimitet aq tè madh dhe të domosdoshëm këta politikan që të veprojnë dhe të bëjnë cfar të duan ata vetë. Apo këta kanë për obligim që të respektojnë dhe zbatojnë rend dhe rregulla apo këta duhet që ti respektojnë Kushtetutën dhe ligjet. Ndërsa kur të jemi te këto akte normative të njëjtat duhet ti respekton secili politikan pavarsisht se a e posedon shumicën absplute apo dhe vetëm atë të domoadoshmen apo legjitimitetin minimal në ambiemtin politik. Pra respektimi i rendit kushtetues dhe logjor e zvogëlon vetvullnetin dhe e rritë legjitimitetin ndërsa mosrespektimi I tyre e rritë vetvullnetin dhe e zvogëlon legjitimitetin Prandaj duhet insistuar që të kemi politikan me më shumë legjitimitet të cilët i nënshtrohen respektimit të akteve juridike me qëllim që ti shmangen vetvullnetit si ves apo dhe praktikë e cila nuk sjell përparim në raportet e përgjithshme në një shoqëri apo dhe shtet nëse elitat politike nuk kanë legjitimitet.