Shkruan Ejup Berisha

Me meritor për amtarsimin e RMV-së në NATO janë oficerët dhe ushtarët tanë heronj dhe trima. Ata ka kohë që e kanë dhënë kontributin e tyre ne teren ne misione te rrezikshme dhe shumë të vështira në Irak në Avganistan dhe në Bosnje dhe Hercegovinë duke e parè vdekjen me sy e duke u ballafaquar me lloj rreziqesh dhe sfidash për shëndetin dhe jetët e tyre. Prandaj politikan shkoni dhe puthjauni cizmet ushtarëve heronjve të luftes dhe misioneve paqësore. Shkoni dhe pyetni baballarët nënat gratë dhe fëmijët e tyre se si dhe sa janë merzitur dhe merziten kur I kanë familjaret e tyre ne vatrat e krizave që I përmenda me lartë Është shumë leht të rrahni gjoks dhe të thoni ne jemi më meritoret për antarsimin e vendit në NATO ndërsa angazhimi me i madh i juaji ka qenë që ta shtypni sustën e aparatit të Kuvendit me shkronjat PO për protokolin e antarsimit të RVM-së në NATO. Gjithashtu shumë lehtë është ta reklamosh NATO-n por shumë më veshtirë është të beshë punën dhe ta japësh kontributin konkret për NATO-n. Cfar mendoni ju politikanë se luftërat që udhehiqen nga NATO-ja janë gjëra tragjike e komike të tipit të lojërave për femijë Kamaj të dirigjuara me telefon sulmo e terhiqu të cilat I patem ketu te ne në vitet 1999/2001. Prandaj të nderuar oficer dhe ushtarë të Armatës së RVM-së edhe njëher flm për kontributin tuaj për antarsimin e vendit tonë në NATO ju lumshin pushka dhe kondicioni juaj fizik prej ushtari e lereni e mos I degjoni politikanët tanë që lëvdrohen në shpindën tuaj sepse me I pyetur të njëjtët këta do të thonin se janë edhe më meritorët për gjithqka bile edhe për atë që ne kemi lindur dhe thithim ajër sepse këta edhe Perendisë së madhëruar mundohen tia përvetsojnë kontributet dhe meritat.