“Është e pahijshme dhe e papërshtatshme kur kryeministri ose presidenti i shteteve fqinje, përzihen në mënyrë direkte në punët e brendshme, veçanërisht në një periudhë kur jemi para formimit të qeverisë, për shkak se përçohen mesazhe të gabuara në rajon”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoni, Nikolla Poposki, në lidhje me çështjen e takimit të partive shqiptarë që patën në Shqipëri dhe Kosovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sigurisht se është e rrezikshme kjo qajse në një vend me traditë multikulturore. Jemi larg nga fqinjësia e mirë. Përderisa jemi pajtuar se e ardhmja jonë është në Evropë, atëherë duhet të luftojmë për stabilitet, paqe dhe drejtësi. Ne çdo herë kemi qenë korrekt në bashkëpunimin me fqinjët tanë. Do të ishte mirë që edhe ata të na bashkangjiten në këtë rrugë, në vend që të vendosin bomba që sjellin rrezik për të gjithë”, deklaroi Poposki./Telegrafi/