Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi Maqedoni-Austri, integrimi evropian i Maqedonisë, kriza e refugjatëve, si dhe prioritetet e Austrisë me OSBE-në, ishin disa nga temat e takimit të sotëm në Shkup të zv.kryeministrit dhe ministrit për punë të jashtme, Nikolla Poposki dhe Mihail Linhart, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë Federale për Evropë dhe ministër i Punëve të Jashtme të Austrisë.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme në Maqedoni, njoftuan se bashkëbiseduesit konstatuan marrëdhënie të shkëlyeshme midis Maqedonisë dhe Austrisë, si në planin politik edhe në atë ekonomik. Sekretari i përgjithshëm Linhart, edhe në këtë rast riafirmoi mbështetjen e fuqishme nga Austria për perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë.