Maqedonia e bashkuar, e përbashkët, e qëndrueshme dhe përparuese është qëllimi ynë, kështu është shprehur ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Poposki në një takim joformal të vendeve anëtare në procesin e bashkëpunimit të shteteve të Evropës juglindore i cili u mbajt sot në Zagreb.

“Të gjithë qytetarët e duan Maqedoninë më shume se çdo politikan jashtë saj, me qëllime përfituese. Nuk do të lejojmë për fushatë politike të shkaktojnë përçarje në Maqedoni. Urtësia e popullit tonë është më e madhe se sa nevojat e tyre. Nuk do të na tërheqin në lojën e tyre. Duhet të përqendrohemi në atë se çfarë na bashkon në Maqedoni dhe të mbrojmë interesin tonë. Agjenda jonë është tejmase e çmuar që t’ua lëmë atë të tjerëve. Maqedonia e bashkuar, e përbashkët, e qëndrueshme dhe përparuese është qëllimi ynë”, është shprehu Nikolla Poposki.

Gjatë këtij takimi ministror është realizuar edhe deklarata e përbashkët e shteteve pjesmarrëse të procesit të bashkëpunimit.