Më në fund, katër vite pasi u shfaq për herë të parë, Porsche e prezantoi modelin Taycan, makinën e parë tërësisht elektrike

Në tri organizime që u zhvilluan në të njëjtën kohë, në Kanada, Kinë dhe Frankfurt Motor Show në Gjermani, u prezantua kjo makinë që ngjashmërinë më të madhe e ka me 918 Spider dhe 919 Hybrid, që është fituesi i trefishtë në Le Mans, transmeton Telegrafi.

Shpejtësia maksimale e Taycan është 216 kilometra në orë, derisa shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë mund ta zë për 2.8 sekonda, derisa në 200 kilometra në orë mund të arrijë për 9.8 sekonda. Të gjitha këto, mund t’i bëjë me radhë dhe pa e humbur energjinë, sepse e ruan në hapësirat e veçanta, për ta shfrytëzuar varësisht nga nevoja.

Motori me 560 kW i mundëson të prodhojë 750 kuaj fuqi, ndërsa maksimumi i sistemit të rrotullimit është 1,050 nm. Ky kapacitet i ka mundësuar Porsche Taycan, që ta përfundojë pistën e Nurburgringut të Gjermanisë për shtatë minuta e 42 sekonda.

Por, me rrëndësi është autonomia e madhe dhe atë në distanca të gjata. Andaj, kjo makinë elektrike ka autonomi deri në 450 kilometra, apo 65 kilometra më shumë se autonomia që e ofron Tesla Model S.

Kapaciteti i mbushjes me 270 kW, i mundëson që në kushte ideale, që me mbushje për vetëm pesë minuta, mund të lëvizë deri në 100 kilometra.

Deri më tani, Porsche Taycan është testuar në rrugë dhe terrene të vështira, përfshirë rrugët me borë dhe ato me rërë, nëpër mot të nxehtë.