Të punësuarit në Postën e Maqedonisë janë në pushim të detyrueshëm. Vendimi është marrë pasi që të punësuarit janë ankuar se kanë të ftohtë, për arsye se institucioni nuk ka nxehje, raporton A1on, transmeton Portalb.

“Kjo nuk është diçka që po ndodhë vetëm këtë vit, e njëjta ndodh vite me radhë, por askush nuk ndërmerr asgjë”, deklarojnë punëtorët e Postës së Maqedonisë.

Nga Posta e Maqedonisë vërtetojnë informacionin.