Ky postim i referohet antivakserit Victor Coleman dhe e dezinformon publikun se të vaksinuarit në vjeshtë do të fillojnë të vdesin, si dhe se ata janë të mbrojtur vetëm nga mutacioni fillestar i koronavirusit. Përkundër dezinformatave nga Coleman, sipas Qendrës Amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve (CDC), vaksinat kundër Kovid-19 janë të sigurta dhe efikase dhe mund ta parandalojnë përhapjen e koronavirusit. Njëkohësisht thuhet se ata që vaksinohen, edhe nëse infektohen me koronavirus, nuk do të zhvillojnë forma të rënda të sëmundjes dhe nuk do të shtrohen në spital në një masë aq të madhe, krahasuar me vështirësitë me të cilat do të përballeshin nëse nuk do të ishin vaksinuar. Gjithashtu thuhet se vaksinat nuk mund të sëmurin askënd me Kovid-19, shkruan Vertetmatësi.

Po recenzojmë një postim në Facebook, të publikuar në grupin Kohëve të fundit në të cilin janë publikuar një sërë dezinformatash kundër vaksinimit. Postimi i ishte atribuar mjekut Vernon Coleman, i cili, sipas asaj që është shkruar, ka thënë se “të gjithë njerëzit e vaksinuar në vjeshtë do të fillojnë të vdesin!”

Në postim thuhet edhe se:

Çdo person i vaksinuar ka potencialin për tu bërë vrasës masovik, sepse trupi i tyre bëhet laborator për prodhimin e virusëve vdekjeprurës dhe se disa nga të vaksinuarit mund të bëhen bartës asimptomatik – e të shpërndajnë virusë vdekjeprurës rreth vetes.

Autori shton edhe se „këto persona që e kanë pranuar vaksinën nuk do mund të mbrohen nga mutacionet e virusit, sepse sistemi i tyre imunologjik mbështetet nga një sistem artificial mbrojtës i cili është krijuar për ta luftuar vetëm llojin origjinal të Kovid-19”.

Në postim në vazhdim thuhet se personat e vaksinuar janë të dënuar me vdekje dhe se do fillojnë të vdesin në vjeshtë.

Personi Vernon Coleman që nga viti 2016 nuk është më mjek. Wikipedia  ia jep titullin joprestigjioz të një teroricienti konspiracionesh nga Anglia, antivakser, person që mohon ekzistencën e SIDA-s, bloger dhe autor i librave në lidhje me shëndetin e njeriut, politikën dhe çështjet për kafshët.

Pretendimet mjekësore të Coleman janë diskredituar gjerësisht dhe përshkruhen si pseudoshkencore. Në të kaluarën ai ka punuar si mjek, por në mars të 2016 nuk e ka rinovuar licencën e tij. Në 1981, Departamenti i shëndetësisë dhe mirëqenies sociale e gjobiti atë sepse nuk ka dashur ta shënojë diagnozën e pacientit të tij me arsyetimin se kjo paraqiste shkelje të privatësisë së pacientit.

Edhe përkundër dezinformatave të Coleman të përcjella në postim, nga Qendra për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve deklarojnë se  vaksinat kundër Kovidit janë të sigurta dhe efikase  dhe mund ta parandalojnë përhapjen e koronavirusit.

Njëkohësisht thuhet se ata që vaksinohen, edhe nëse infektohen me koronavirus, nuk do të zhvillojnë forma të rënda të sëmundjes dhe nuk do të shtrohen në spital në një masë aq të madhe, krahasuar me vështirësitë me të cilat do të përballeshin nëse nuk do të ishin vaksinuar. Gjithashtu thuhet se vaksinat nuk mund të sëmurin askënd me Kovid-19

Vaksinimi masovik mund të parandalojë paraqitjen e mutacioneve të reja

Nuk është e vërtetë që çdo person ka potencialin të bëhet një laborator për viruset e reja dhe një vrasës potencial. E vërteta është krejtësisht ndryshe.

Gjegjësisht, variantet e viruseve nuk shfaqen sepse njerëzit janë të vaksinuar. Vaksinimi masovik mund të parandalojë shfaqjen e llojeve të reja. Përkundër pretendimit të Coleman se vaksinimi i mëson viruset se si të ndryshojnë dhe të bëhen më të fortë dhe më vdekjeprurës, koronaviruset mutohen shpesh dhe kjo është rutina e tyre e përditshme, thonë nga komiteti këshilldhënës spanjol për vaksinimin.

Maldita Siencia Pepe Alkami, virolog në Institutin shëndetësor Carlos III, thotë se:

Vaksinat nuk shkaktojnë mutacion të virusit. Ata kanë një normë konstante mutacioni, pavarësisht nëse popullata është e vaksinuar apo e pavaksinuar.

Në fakt, lloji britanik, brazilian dhe afrikan i koronavirusit u shfaqën para fillimit të vaksinimit masovik!

Sipas Alkamit, ajo që po ndodh është fakti se disa lloje të koronavirusit mund t’i shpëtojnë vaksinave. Ai e shpjegon këtë me shembullin ku vaksina ndërton një barrikadë në rrugë dhe e bën të vështirë kalimin e virusit. Të përballur me këtë bllokim, disa viruse vazhdojnë të lëvizin jashtë rrugës. Virologu shton se kur viruset replikohen dhe përhapen shumë, atëherë ka më shumë mundësi të pësojnë mutacion. Sipas tij, më kritike për zhvillimin e një mutacioni të ri të virusit do të jetë kur gjysma e njerëzve do jenë të vaksinuar, ndërsa gjysma tjetër jo. Por kur 85 përqind e popullsisë do jetë e vaksinuar, atëherë virusi do e ketë shumë e vështirë të gjenerojë lloje që do i shpëtojnë vaksinës, sepse do të duhet të replikohet shumë deri sa të gjejë një lloj që do i rezistojë vaksinës.

Alkami beson se për ta shmangur skenarin e parë, duhet të vaksinohet e gjithë popullata sa më shpejt të jetë e mundur dhe virusi duhet të mbahet nën kontroll me masa parandaluese.

Profesori i imunologjisë në Universitetin Vigo thotë se llojet e reja shfaqen me rritjen e infeksioneve dhe sa më shumë njerëz të infektohen, aq më shumë ka të ngjarë që do të ketë mutacione të reja të koronavirusit. Sipas tij, vaksinat do na mbrojnë nga zhvillimi i mutacioneve dhe llojeve të reja dhe për këtë arsye është e nevojshme të vaksinohen sa më shumë qytetarë sa më shpejt të jetë e mundur.

Edhe Alkami e demanton pretendimin e Coleman se të vaksinuarit janë të mbrojtur vetëm nga forma origjinale e koronavirusit dhe jo nga mutacionet. Sipas Alkamit, ekzistojnë dy linja mbrojtjeje kundër virusit, linja e parë janë qelizat natyrore vrasëse të virusit dhe pastaj ekziston linja e dytë e mbrojtjes, e cila i përfaqëson antitrupat dhe qelizat që e njohin dhe shkatërrojnë virusin. Sipas virologut, sistemi i dytë është më i fuqishëm, më specifik dhe efektiv, por për ta studiuar virusin duhet kohë. Ky sistem është specifik vetëm për virusin që e shkakton atë dhe nuk punon kundër viruseve të tjerë dhe i shkatërron vetëm qelizat e infektuara dhe jo edhe qelizat e tjera në trup.

Pretendimi se të gjithë të vaksinuar kundër Kovidit do të fillojnë të vdesin në vjeshtë, përveç se është e palogjikshëm, gjithashtu është edhe i rrezikshëm, sepse ata që e besojnë këtë gënjeshtër, të pambështetur nga asnjë argument mjekësor, nuk do të vaksinohen dhe përqindja e të vaksinuarve mund të mos arrijë nivelin e nevojshëm për të krijuar imunitet kolektiv. Imunitet kolektiv është i domosdoshëm  për ta parandaluar përhapjen e virusit nga personi në person.

Gjithashtu, të gjitha vaksinat janë efikase dhe mbrojnë nga lloji Delta, për të cilin ka paralajmërime nga OBSH-ja se do bëhet lloji dominant në muajt që vijnë.

Për shkak të të gjitha fakteve të paraqitura, postimi në të cilin pretendohet se të vaksinuarit do të fillojnë të vdesin në vjeshtë dhe se ato janë të mbrojtur vetëm nga mutacioni fillestar i koronavirusit, e vlerësojmë si dezinformatë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari