Nicki Minaj në Twitter postoi për 22.6 milionë ndjekësit e saj ku pretendon që një kushëri i saj ka pas probleme serioze me pjellorinë mashkullore pas pranimit të vaksinës kundër Covid-19, shkruan Poynter.

Mirëpo, nuk ka dëshmi që vaksina kundër COVID-19 dëmton organet seksuale dhe shkakton impotencë.

 

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve përsëritën se nuk ka efekte anësore të njohura nga vaksina COVID-19 që dëmton këto progan ose shkakton probleme me fertilitetin.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë:
Aktualisht asnjë provë nuk tregon se ndonjë vaksinë, përfshirë vaksinat COVID-19, shkaktojnë probleme të pjellorisë mashkullore. Një studim i fundit i vogël me 45 burra të shëndetshëm që morën një vaksinë mRNA COVID-19 (d.m.th., Pfizer-BioNTech ose Moderna) shikoi karakteristikat e spermës, si sasia dhe lëvizja, para dhe pas vaksinimit. Studiuesit nuk gjetën ndryshime të rëndësishme në këto karakteristika të spermës pas vaksinimit.

Ethet nga sëmundjet janë shoqëruar me një rënie afatshkurte të fertilitetit tek burrat e shëndetshëm. Edhe pse ethet mund të jenë një efekt anësor i vaksinimit kundër COVID-19, nuk ka dëshmi aktuale se ethet pas vaksinimit ndaj COVID ndikojnë në prodhimin e spermës.

Twitter bëri një njoftim të madh në Mars se do të bashkëngjiste etiketa paralajmëruese në cicërimat që përmbajnë informacion të rremë në lidhje me COVID-19. Twitter nuk e bllokoi këtë postim.
Më vonë, Minaj shtoi se ajo është ende e pasigurt për marrjen e vaksinës. Ajo më pas tha se po anonte drejt vaksinimit. Sidoqoftë, këtë postime shkaktuan një debat gjithëpërfshirës në SHBA dhe jashtë saj, saqë me sqarime për Minaj dhe rreth këtyre pretendimeve dolen edhe ekspert nga Presidenca amerikane.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari