Pas takimit të zyrtarëve të PPD me kryesinë e LSDM , portali Fol.mk shtroi disa dilema në formë pyetjesh që duhej përgjigjur Këshilli Opozitar , pyetje që ishin bazuar në thëniet e Kimit se nëse Besa apo PPD bisedojnë me partitë tjera do të përjashtohen nga Këshilli opozitarë. Pas këtij shkrimi ka reaguar PPD me një komunikatë drejtuar portalit tonë. Për hirë të korrektësisë dhe për të sqaruar opinioni Fol ju sjell reagimin e PPD , si dhe videon me qëndrimet publike të Kim Mehmetit lidhur më çështjen e bashkëpunimit opozitar .
Demant
Të nderuar,
Meqenëse po keqinterpretohet takimi i delegacionit tonë të lartë me krerët e LSDM-së ndjejmë nevojën që ti qartësojmë disa momente.
E para-PPD është pjesë e Këshilit Opozitar me vendim të Kryesisë Qendrore që nga themelimi i tij.Për ndonjë bashkëpunim më të thellë me këtë Këshill sipas Statutit të PPD-së vendos Kuvendi Qendror.Por megjithate PPD nuk mendon se ka nevojë për leje nga kushdoqoft për takime me Partitë tjera politike.
Gjithashtu si konkluzë nga mbledhja e fundit e Kryesisë Qendrore të PPD-së doli se përpilimi i listave zgjedhore dhe përzgjedhja e emrave në to nuk mund të jetë në ingerencë të askujt tjetër,por mund të jetë listë që del vetëm si rezultat nga marëveshjet eventuale ndërpartiake.
E dyta-Ne kemi dërguar ftesë për takim edhe me Partitë tjera opozitare shqiptare dhe jemi në pritje të përgjigjes për terminet e mundëshme.Deri tani u realizua takimi me Kryetarin e Lëvizjes Besa z.Bilall Kasami.
Ja po e shfrytëzojmë rastin edhe publikisht të themi se jemi të gatshëm për takim dhe bashkëpunim me të gjithë që kanë për qëllim ikjen e tandemit VMRO-BDI nga pushteti.
E treta-Nuk ka asnjë lloj negociata për koalicionim parazgjedhor me asnjë Parti politike.Po e theksojmë se kjo u hap si Temë bisede në takimin me LSDM-në,por nuk bëhet fjalë për negociata.
E katërta-Qëndrimet e Partive tjera politike apo organizma të tjerë politik,nuk kanë qenë dhe nuk mund të jenë pikë reference për Partinë për Prosperitet Demokratik,sepse ne kemi Organet partiake që vendosin për kursin tonë politik.
E pesta-Opinioni tani më e ka të qartë se negociatat për dalje të përbashkët në Zgjedhjet parlamentare të Partive opozitare shqiptare nuk po ndodhin si rezultat i kapriçove të disave nga krerët politik të proviniencave të ndryshme,por ato nuk jemi ne.
Shërbimi për Informim i PPD-së
Në vazhdim pjesë nga deklarata e Abdulhakimit për TV Shenja , rreth bashkëpunimit opozitarë: