Partia për Prosperitet Demokratik nuk do të jetë pjesë e asnjë koalicioni parazgjedhor, do të garojë e vetme në zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe vetëm në njësinë e 6 zgjedhore…

Kështu ka vendosur mbrëmë kryesia e PPD-së. Listën e deputetëve në njësinë e 6 zgjedhore do ta udhëheqë lideri I PPD-së, Abduladi Vejseli.

“Listat përfundimtare do të hartohen brenda javës dhe do t’i dorëzohen KShZ-së në afatin e paraparë ligjor. Kryetar i shtabit kryesor zgjedhor u zgjodh Hajredin Kaza. Për mossuksesin e përpjekjeve të PPD për koalicionim parazgjedhor me partitë tjera opozitare si dhe për platformën parazgjedhore të saj Partia do ta njoftojë anëtarësinë në konferencën e ardhshme për shtyp”,- njoftojnë nga PPD.