Bilall-Kasami-Nexhat-620x330

Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) shpreh pakënaqësinë e saj ndaj Lëvizjes “Besa”, përshkak se kryetari i saj, Bilall Kasami, ka shpejtuar që ta legjitimojë njëfar Faton Aliti, si kryetar të PPD-së, thuhet në reagimin e PPD-së së Nexhat Bexhetit. PPD njofton opinion dhe anëtarët dhe simpatizantët e saj se Faton Aliti, Shenasi Adili dhe familjarët e tyre nuk janë nënshkrues të KËSHILLIT THEMELUES PREJ 1000 ANËTARËVE dhe asnjëherë nuk mund të bëhet kryetar i PPD-së.

“E informojmë opinionin e gjërë se Faton Aliti deri më tani është një i adhuruar i gjykatëses Dushanka Marxhenoska, e cila në mënyrë antiligjore e ca caktuar atë përkohësisht “kryetar” të PPD-së dhe i dërguar special i DUI-it në PPD dhe asgjë tjetër. Ne themeluesit e PPD-së nuk do të lejojmë që nënshkrimet tona të përdoren në dëm të interesave kombëtare dhe idesë së federalizimit”, thuhet në reagim. Cili do të jetë kryetar i vërtetë i PPD-së Nexhat Bexheti apo Faton Aliti do ta vendosë Gjykata e Apelacionit prandej e quajmë të kotë shpejtim e Bilall Kasamit./FOL