Me anë të kësaj komunikate duam që ta informojme opinionin se lajmi i plasuar ditëve të fundit për gjoja organizimin e Kongresit të PPD-së është i plasuar nga një grup joformal dhe se kjo thirje nuk ka të bëjë me ndonjë vendim të organeve partiake.
Jemi në dijeni se po keqpërdoret vendimi i Gjygjit të apelit në Gostivar i cili kontestin Gjygjësor për kreun e PPD-së e ka kthyer në rigjykim në shkallë të parë edhe atë vetëm për shkaqe teknike, d.m.th. arsye që skanë të bëjnë me lëshime statutare apo ligjore.
Gjegjësisht, ky grup, pjesë e te cilit është edhe një Ambasador (Muhamet Halili) edhe pse Ligji për Punë të Jashtme ia ndalon shprehimisht anëtarësimin në organe partiake në nivel republikan, si dhe një person i cili nënshkroi para disa viteve për shlyerjen e Partisë nga Regjistri i Partive Politike (Abdyladi Vejseli) vendimin e Gjykatës së apelit e interpretojnë sipas dëshirës së tyre, dhe në bazë të kësaj manipulojnë me opinionin se kanë legjitimitet të bëjnë një veprim të tillë. Duam të potencojmë se ky vendim nuk do të thotë edhe ndryshim në Regjistrin e Partive Politike, që nënkupton se Faton Aliti mbetet akoma Kryetar i PPD-së.
Argumenti ynë më I fuqishëm në këtë kontest, është kontinuiteti I strukturave partiake, në veçanti i organeve individuale si që janë të gjithë nënkryetarët (pesë) dhe Sekretari Gjeneral të cilët janë po të njejtit që kanë qenë edhe në kohën e Kryetarit paraprak, fakt të cilin Gjykata e Apelit çuditërisht e ka injoruar.
Apelojmë publikisht që Ministria e Punëvë te Jashtme ta shqyrtojë rastin e nënpunësit të saj dhe të ndërmarë masa konform Ligjit në afat sa më të shkurtë. Në të kundërtën do ta mbajmë të drejtën të dyshojmë se vendimi i Gjykatës së Apelit në Gostivar është marë nën presion politik, që nënkupton se pushteti nëpërmes gjykatave i përcakton udhëheqësit e Partive politike dhe nuk lejon që të respektohet vullneti I anëtarësisë.
Gjithashtu lusim të gjitha mediat që para se të publikojnë ndonjë lajm, paraprakisht ta verifikojnë, sepse kohëve të fundit po na shkaktohet dëm i konsiderueshëm.
Kemi edhe një selam për Abdyladi Vejselin: Ju jeni njeriu që nënshkroi për shkrirjen e PPD-së në PDSH, mbase dhe je penduar,por nuk të beson më njeri. Këtë ju tani më e dini sepse javëve të fundit u ballafaquat me një injorim të skajshëm nga ana e të gjitha strukturave të PPD- së.

Në mbështetje të kësaj komunikate janë të gjitha Degët e PPD – së si vijon:

1. Dega e Likovës – Kryetar Dr. Menduh Jashari
2. Dega Karshiakë – Kryetar Ark. Zulfi Ademi
3. Dega Haraqinë – Kryetar Nijazi Bilalli
4. Dega Hasanbeg – Kryetar Fatmir Gashi
5. Dega e Tetovës – Kryetar Mr. Shpend Murati
6. Dega e Zhelinës – Kryetar Mr. Jeton Matranci
7. Dega e Tearcës – Kryetar Zeqir Alili
8. Dega e Bogovinjës – Kryetar Prof. Rametulla Munishi
9. Dega e Gostivarit – Kryetar Prof. Dilaver Asani
10. Dega e Dibrës – Kryetar Prof. Hysen Skara
11. Dega e Kumanovës – Selajdin Ibraimi
12. Dega e Ohrit – Kryetar Esat Arsllani
13. Dega e Dollnenit – Kryetar Refik Imeri

Tetovë, më 08.09.2016 Komisioni për informim i PPD-së