“Pranverë në nëntor” është titulluar koncerti i sontëm, në Filarmoninë e Maqedonisë në të cilin si solist do të marrë pjesë pianisti amerikan Xhorxh Li, i cili vitin e kaluar e fitoi çmimin e dytë në garën prestigjioze ndërkombëtare “Çajkovski”. Ai është edhe fitues i konkursit të 14-të internacional “Animato” në Paris dhe fitues i çmimit të tretë të “Shopen”-it.

“Xhorxh Li konsiderohet si njëri nga pianistët e rinj më kreativ dhe më të talentuar në botë. Së bashku me orkestrin e Filarmonisë së Maqedonisë ai do ta realizojë koncertin për piano dhe orkestër nr.1 në C-dur nga Ludvig van Betoven, që konsiderohet si një nga veprat më të preferuara të këtij gjeniu muzikor te realizuesit”, kumtoi Filarmonia e Maqedonisë.

Koncertin do ta udhëheq dirigjenti amerikan Kejs Skalione, i cili, ashtu siç potencon kritika, gjithmonë i impresionon orkestrat nga e tërë bota me “realizim të kujdesshëm  të veprave muzikore senzitive”.

Në programin e koncertit “Pranverë në nëntor” do të realizohet edhe Simfonia nr.1 në B-dur e titulluar “Pranvera” nga kompozitori gjerman Robert Shuman