Sekretari Shtetëror në MPJ, Zoran Popov në një deklaratë për televizionin Telma bëri të ditur 5.250 shtetas të Maqedonisë janë paraqitur dhe vetëm 2.900 persona janë pajtuar të kthehen në vend.

Ata janë pajtuar që të shkojnë në karantinë shtetërore dhe ta paguajnë transportit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sipas konkludimeve të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Shtabit të Krizës në Qeveri, MPJ duhet të organizojë transportin dhe kthimin e shtetasve të Maqedonisë që ndodhen jashtë”, tha Popovski duke shtuar se nga 5.250 qytetarët vetëm 2.900 kanë pranuar të kthehen në Maqedoni të Veriut dhe ta paguajnë çmimin e transportit.

Sipas tij, nesër do vinë fluturimet e para njëri nga Zagrebi dhe tjetri nga Malta.