Prej nesër (1 janar) 2017, shfrytëzuasit e transportit publik, duhet të posedojnë kartelë elektronike për të shfrytëzuar transportin publik.

 

“Kartela elektronike mund të blihet në gjithë vendet shitëse të Ndërmarrjes Publike për Transport (NPT) në Shkup, në 50 vende të ndryshme, si dhe në autobusët e NPT-së”, informojnë nga Bashkia e Shkupit.

Me hryjen në fuqi të sistetmit tarifor, Bashkia e Shkupit solli vendim se për periudhë një mujore, ata që blejnë kartelë elektronike, do të kenë 5 vozitje pa pagesë./Telegrafi/