Prej nesër temperaturat në Maqedoni do të ulen për 10 deri 15 celsius, ndërsa nga e mërkura në mëngjes temperaturat e mëngjesit do të ulen edhe rreth zeros, paralajmërojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Moti, informojnë nga DPHM, do të jetë kryesisht me diell, por me erë të përforcuar, si dhe dukshëm më i ftohtë. Temperatura ditore në pjesën më të madhe të vendit do të ulet për rreth 10, ndërsa në disa vende edhe për 15 gradë.

Nga e mërkura në mëngjes rënie të ndjeshme do të ketë edhe në temperaturat e mëngjesit, të cilat në disa vende do të ulen rreth zeros. Ngrohje graduale do të ketë nga fundi i javës.