Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë njofton se vendimi për lëshimin e kartëmonedhave në vlerë prej 200 dhe 2.000 denarësh ka dalë nga nevoja e shqyrtuar reale për ribalancimin e strukturës ekzistuese të vlerave të kartëmonedhave në qarkullim.

“Struktura ekzistuese e vlerave të kartëmonedhave të cilat janë në qarkullim prej 8 shtatorit 1996 deri më sot nuk ka pësuar ndryshime dhe vendosja e këtyre kartëmonedhave të tjera paraqet ndryshimin e parë që zbatohet pas periudhës 20-vjeçare. Ky vendim është sjellë në bazë të hulumtimeve dhe analizave të faktorëve ekzistues, me ç’rast u përcaktua se ekzistojnë nevoja reale për vendosjen e dy kartëmonedhave të reja. Vendosja do të mundësojë rritje të ofertës së kartëmonedhave të cilat janë në dispozicion gjatë kryerjes së transaksioneve me para të gatshme, ndërsa si efekt sekondar pritet balancimi i kërkesës për denominime të caktuara”, sqarojnë nga BPRM.

Që atje theksojnë se kartëmonedhat me vlerë prej 5.000 denarësh nuk janë pranuar nga opinioni më i gjerë për shkak të vlerës së tyre të lartë nominale dhe se është kufizuar përfaqësimi gjatë kryerjes së transaksioneve të gatshme dhe këmbimi, fillimisht në tregti. “Aplikimi i tyre në transaksionet e përditshme është i parëndësishëm”, thonë nga BPRM