Bazuar në kodin mental të presidentit Ivanov, kosmodisk fleksibilitetin akrobativ të tij dhe në stresin e kapluar emocional me frymë të skajshme animoziteti, po shpërfaqet mundësia që ai të veprojë me sa vijon;
Mandati i tij përfundon në prill të vitit 2019 -të. Ushtroi detyrën e kryetarit të shtetit dy mandate rradhazi i nominuar nga VMRPO-DPMNE. Nuk ka asnjë moment për të veçuar se ky president la gjurmë pozitive për cilësi të një burrështetasi. Përkundrazi, institucionin, Presidencë,nga detyra për të shtruar unifikimin,e shndëroi në burim të nxitjeve dhe përplasjeve paradoksale. Andaj, ka të ngjarë që IVANOV, përsëri brenda muajve që vijnë , të ABOLOJË deputetët që gjinden në paraburgim dhe të gjithë të tjerët të akuzuar dhe që ndiqen me procedurë hetimore apo parahetimore për ngjarjet e 27 prillit ( përveç atyre që ashiqare kamerat e sigurisë kanë locuar ushtrimin e dhunës së skajshme ), dhe poashtu do të ABOLOJË ,,peshqit e mëdhenj,, të BOLUMENTËS së DPMNE-së, dhe pas pak do të jep DOREHEQJE nga posti i presidentit të vendit. Dhe me këtë ose do të përmbyllej sikur ska ndodhur asgjë dramatike në këtë shoqëri, ose do të stërzgjaten procese tjera me të cilat ndërkombëtarisht do të kërkohej solucione për çfuqizimin të abolimeve eventuale dhe i njëti të meret në përgjegjësi për keqpërdorim të autoritetit presidencial shtetëror . ( q.aliu )