Qytetarë të shumtë në mënyrë organizative, erdhën për të bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

​Edhe sot u bënë homazhe në Kompleksin Memorial ”Adem Jashari”, në Prekaz, për nder të 18 vjetorit të rënies së komandantit legjendar, Adem Jashari, familjes së tij dhe gjithë dëshmorëve tjerë që u vranë nga forcat serbe, gjatë datës 5, 6 dhe 7 mars të 1998-ës.

Qytetarë të shumtë në mënyrë organizative, shoqatat e dala nga lufta, delegacioni i Këshillit Kombëtar Boshnjak,dhe grup i të rinjve të shoqëruar nga anëtarët e Organizatës “Kosova për Snagjakun”, erdhën për të bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. Homazhe bënë edhe përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale të vendit. Për gjithë vizitorët sot, familja Jashari hapi edhe dyert e shtëpisë së saj, ku qytetarët dhe zyrtarët e shtetit u pritën nga Rifat Jashari dhe anëtarët e tjerë të familjes.

Fjalë të mëdha u tha për veprën dhe sakrificën e komandantit legjendar dhe dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata janë shprehur se Prekazi është vendi, ku kujtohet trimëria dhe sakrifica e familjeve që dhanë jetën për të jetësuar ëndrrën e popullit shqiptar, Pavarësinë e Kosovës.

Presidentja në largim, Atifete Jahjaga, pa s homazheve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, vizitoi edhe familjen Jashari. Ajo është shprehur se kjo është një ditë e dhimbshme për familjen Jashari dhe gjithë Kosovën.

Jahjaga deklaroi se kthimi i saj në Prekaz, gjithmonë e emocionon, pasi që ia kujton çmimin e madh që populli i shqiptarë ka dhënë si shtet.

“Pata nderin që të takoj zotërin Rifat Jasharin dhe anëtar të tjerë të kësaj familje, të bisedojmë me bacën Rifat të rikujtojmë sakrificën e madhe që ka bërë kjo familje por edhe shumë familje anë e mbanë Kosovës për të jetësuar ëndrrën tonë të përjetshme, ëndrrën tonë historike për ta bërë Kosovën tonë shtet të lirë, shtet të pavarur…kthimi im në Prekaz, gjithmonë më emocionon sepse më rikujton çmimin e madh që kemi dhënë si popull dhe si shtet dhe borxhin që ua kemi të gjithë atyre që kanë dhënë jetën për lirinë, për pavarësinë tonë, që ta ndërtojmë një Kosovë të mirëfilltë, një Kosovëstë të gjithë qytetarëve të saj, dhe një Kosovë me prespektivë të qartë euro atlantike”, ka thënë ai.

Homazhe, tek varri i Adem Jasharit dhe të tjerëve bëri edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, bashkë me kabinetin qeveritar. Kurse, pas homazheve vizitoi edhe Muzeun por jo edhe familjen Jashari.

Mustafa tha se në këtë ditë kujtojnë ata të cilët dhanë jetën për Pavarësinë e Kosovës, por në të njëjtën kohë edhe veprimet më brutale dhe shtazarake të ushtrisë së forcave paramilitare serbe.

“Sot kemi ardh për të bërë nderimetfamiljes Jashari, dhe gjithë atyre që ranë për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. Sot po kujtojmë veprimet më brutale, më shtazarake të Ushtrisë dhe forcave paramilitare serbe që ndodhën në Kosovës, por po ashtu edhe trimërinë dhe sakrificën më të madhe të një familje shqiptarë që dha për pavarësinë dhe veprën e Kosovës. Kjo vepër e familjes Jasharaj, e trimave që ranë këtu dhe u sakrifikuan këtu, do të jetë pjesë e veçantë e historisë së Kosovës e cila do të përshkruaj viktimizimin dhe sakrificën më të madhe të një familje shqiptare që dha për lirinë e këtij vendi”, tha Mustafa.

Se kjo vepër do të mbetët në historinë e Kosovës, e tha edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli. Ai pas homazheve tha se nëse ka vend ku kombi ynë duhet ta përkujtuar historinë, është Prekazi.

“Nëse ka vend ku kombi ynë duhet çdo ditë me e përkujtu historinë e vetë të rëndë dhe se ku ka qenë dje është ky vend ..në të njëjtën kohë nëse ka vend kukombi ynë çdo ditë duhet me mendu çfarë duhet të bëjmë më shumë për vendin tonë, pikërisht është ky vend. Lavdi e përjetshme gjithë atyre që kanë rënë në altarin e lirisë, veçanërisht lavdi e përjetshme kësaj epopeje e cila është e veçantë për gjithë kombin tonë, dhe besoj që është univerzale për gjithë kobin tokësor”, tha Veseli.

Në ditën e dytë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, homazhe për veprën e familjes Jashari dhe të tjerëve, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, bënë edhe përfaqëësuesit e Lëvizjës Vetvendosje. Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri pas homazheve, tha se kanë ardhur për të nderuar dëshmorët e lirisë së Kosovës dhe familjes Jashari, të cilët u flijuan që popullit të Kosovës t’i hiqet dh una dhe okupimi.

“Ishim sot për t’i nderuar dëshmorët e lirisë së Kosovës, familjen Jashari, e cila u flijua e tëra që popullit të Kosovës, Republikës së Kosovës t’i hiqet dhuna, t’i hiqet okupimi dhe t’i jepet liria e barazimi. Baca Adem me familjen e vet janë edhe dëshmi e kohës, edhe dëshmi e sakrificës së popullit për liri. Janë edhe udhëzues të së ardhmes se si individi është përherë në funksion të lirisë kolektive dhe asnjëherë më i rëndësishëm se ai”, ka thënë Ymeri.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje u prit në vizitë nga familja Jashari. Në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, përulje dhe homazhe bënë edhe ministri Haki Demolli dhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama së bashku me delegacionin e Ministrisë për FSK dhe të FSK-së.