Shkruan Qenan Aliu

Zoran Zaev publikisht denoncoi me materialet e përgjimit për krimet e pushtetit Vmro-Bdi thuaja se asgjë nuk zbardhi me politikat publike të tij ;
Ai u betua thellë se nuk do ta ndryshojë emrin e shtetit por të njëjtën e bëri duke siguruar 2/3 e votave në kuvend, madje pa i inkuadruar asnjë shqiptar në këto negociata;
Premtoi reformat në gjyqësor por nuk ariti as pesë përqindë të realozojë nga ajo që u notua në rraportin e Pribes;
U zotua se ky vend do të lulëzojë ekonomikisht por nuk ndjehet fare ky lulëzim;
Dha dorëheqje duke u thirë në dëshprimin për gjoja dështimin e anëtarësimit për në Nato, e në fakt u nokautua me dështimin e Prokurorisë Specilae dhe me aferën ,,Reket,,;
Synoi që ta dërgojë në opozitë Bdi-në por me te bëri përsëri qeverinë ,,Zaev 2,,;
U zotua se do të mbath opinga të çelikta për ta bërë Maqedoninë vend të zhvilluar por në vend të opingave të çelikta mbathi ,,patika adidas,, ;
Premtoi se do të përdorë ,,FSHESËN,, për funksionarët gjumash dhe të koruptuar por ate as që e kapi për bishti !
Kjo i bie që kur Zaev premton mandat për 4 vjet ai nuk do ta shty as më pak se gjysma;
Kur premton Kryeminstër shqiptar për 100 ditët e fundit do të rëshqas dhe nuk do ta mundësoj as dhjet ditë.
Mbase ka gjëra edhe që i realizoi por në total ata janë minore. Megjithate Zoran Zaev u dëshmua si politikan jo konzistent në prononcime dhe veprime. Mbase mund të bëjë edhe çudira, prandaj është i pa parashikueshëm !