PRESEDANI I KUSHTETUESES DHE INICIJATIVA E BDI-së !
Nga Qenan ALIU

Shumica e kësaj përbërje të Gjykatës Kushtetuese të RM, VENDIMIN e parlamentit për shpërndarje e trajtoi si AKT ME KARAKTER INDIVIDUAL ,prandaj edhe inicijativën nga Pavle Trajanov për vlerësimin e kushtetutshmërisë të këtijë akti, kjo gjykatë e hudhi duke u shpallur si jokompetente. Sepse Gjykata kushtetuese bënë vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjeve ,akteve të përgjithshme, kontratave kolektive me kushtetutën si dhe vlerësimin e kushtetutshmërisë të nënakteve ligjore me ligjet dhe kushtetutën.
1. PRESEDANI ka të bëjë me faktin se VENDIMI gjegjësishtë përmbajtja e sajë në rradhë të parë duhet të trajtohet si akt i përgjithshëm sepse ajo në fakt rregullon marëdhënje juridike në mënyrë të përgjithshme sepse ka të bëjë me të gjithë qytetarët e vendit . Sepse ka të bëjë me mandaditin e të zgjedhurve të tyre si dhe vendimi prodhon veprime tjera juridike siç është procesi zgjedhorë në afat të caktuar. Madje me shpërndarjen ndikon në mandatin e qeverisë . Pra, Gjykata është kompetente sipas kushtetutës të vendos se cilin akt do ta trajtoj me karakter individual apo të përgjithshëm.
2. Fakti që vendimi parasheh efektuim të prolonguar është pa hezitim kundërkushtetues, sepse parlamenti nuk mundet të inovojë mënyra të efektuimit të aktit të karakterit të tillë nëse nuk e parasheh kushtetuta e vendit.
Shtrohet pyetja kur i ka pushuar mandati parlamentit (deputetëve) në ditën e sjelljes dhe të shpalljes së Vendimit në ,,Gazetën zyrtare,, apo nga dita e efektuimit ?
A janë kushtetuese aktet apo ligjet e sjellura nga ky parlament nga dita e sjelljes së vendimit për shpërndarje deri në ditën e efektuimit të sajë ?!
Këtë qasje , e bëra prë ta vu në spikamë iniciativën e BDI-së , para Gjykatës lidhur me Vendimin e lartëpërmendur.
BDI , nuk ka logjik të presë nga shumica (5) e gjyqtarëve të kësaj gjykate të vendosin ndryshe nga ajo që refuzuan më 18 shkurt 2016-të.Dhe kjo më bënë të mendoj se ky subjekt është akoma në ndihmesën e konceptit të Vmro-Dpmne-së për dhunimin psikologjik të qytetarëve të këtij vendi edhe atë vetëm e vetëm për të shpëtuar lëkurën e tyre , bile me një altruizëm të shëmtuar.