Presidenti bullgar Rumen Radev prej sot qëndron për vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Maqedonisë.

Radev në vend mbërrin me ftesë të shefit të shtetit të Maqedonisë Gorge Ivanov.

Ai do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake.

Radev dhe Ivanov nesër do të kenë takim me përfaqësues të odave ekonomike të të dy vendeve.

Radev në intervistën për agjencinë bullgare të lajmeve BGNES, të dhënë në prag të vizitës në Maqedoni, theksoi se pozicionin që e ka marrë udhëheqësia e Maqedonisë ka qenë një pikë kthesë.

Presidenti bullgar shfaqi pritje që në të ardhmen marrëdhëniet midis të dy vendeve të zhvillohen në mënyrë pragmatike në të gjitha fushat me interes të përbashkët, me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë.