Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, ka uruar udhëheqësin e Bashkësisë Islame, Sulejman ef. Rexhepi dhe gjithë besimtarët myslimanë në vend.

“Më lejoni që personalisht, anëtarëve të Risajetit, muftinive, imamëve dhe gjithë qytetarëve të besimit Islam në Maqedoni t’ua uroj fillimin e muajit të agjërimit. Në Islam, Ramazani është muaj i shenjtë ku festohet pastrimi shpirtëror dhe trupor. Mësimet thonë se duke ndihmuar të varfërit, besimtarët shpresojnë për mëshirë dhe falje të mëkateve për vete dhe familjet e tyre”, thuhet mes tjerash në urimin e Ivanovit.