Gjithmonë rivalë në fushë dhe jashtë saj, të paktën përsa i përket audiencës që ata tërheqin, por verën e kaluar ëndrra për t’i parë të dy bashkë në një skuadër edhe mund të ishte bërë realitet.

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi në të njëjtën skuadër mësohet se ka qenë ideja e çmendur dhe e jashtëzakonshme e presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeut, i cili pranon këtë fakt, në një deklaratë për “Cadena Cope”.

“Nëse e mendova për ndonjë sekond blerjen e Ronaldos në verë? E vërteta është që futbollistët e mëdhenj janë gjithmonë të mirëpritur te Barcelona dhe po iu them se Cristiano do të ishte ndjerë super përkrah Messit. Besoj s’e e dhashë edhe në këtë mënyrë përgjigjen që kërkonit (qesh)”, tha fillimisht Bartomeu.

Shkurt, ideja ka ekzistuar, por siç shpjegohet edhe më tej, Ronaldo më shumë sesa Realin kishte vendosur që të largohej përfundimisht nga Spanja, duke e parë veten të gozhduar nga akuzat për evazionin fiskal, për të cilin pagoi së fundmi 18.8 milionë euro. Dhe pikërisht ky skandal, i cili e pa futbollistin që ta përballonte vetën, duke u ndjerë i tradhtuar edhe nga presidenti Florentino Perez, që në asnjë rast nuk e mbështeti dhe mbrojti publikisht bëri që të dyja palët të ndaheshin./albeu.com/