‘Goal.com’ ka mësuar se Koulibaly është identifikuar si një top synim nga Manchester City, para sezonit 2020/2021.

Manchester City janë afër mbylljes së marrëveshjes me Bournemouth për transferimin e Nathan Ake, përcjell lajmi.net.

Por, synimi i skuadrës që këtë sezon e mbylli në vendin e dytë në Premierligë, mbetet edhe mbrojtësi senegalez i Napolit, por për transferimin e tij, duhet paguar një shumë të konsiderueshme.

“Kalidou është një person i madh. Do të ishte e tmerrshme të humbasim atë. Por aty ka kohë për gjithçka, ndoshta edhe për t’i ndarë rrugët”, ka deklaruar De Laurentiis.

Ai tutje ka shtuar se derisa 90 milionë nuk ofrohen për të, Kalidou nuk do të largohet nga Napoli./Lajmi.net/