Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar sot 14-vjetorin e pavarësisë së Kosovës në një postim në Facebook ku ka shpërndarë fotot e ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe komandantit legjendar Adem Jashari.

Meta ka shprehur mirënjohje përjetë për heronjtë, dëshmorët, luftëtarët dhe etërit e pavarësisë së Kosovës.

“Shqipëria dhe Kosova gjithmonë krah njëra-tjetrës!” ka shtuar Meta.