Lajmi për një konferencë donatorësh në ndihmë të të prekurve nga tërmeti e dha këtë të mërkurë Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, por rezulton se ideja ka qenë e Presidentit të Francës Macron.

Të paktën kështu citon “Le Figaro”, ku thuhet se gjatë samitit të NATO-s në Londër, Macron të ketë thënë:

“Ne kemi nevojë për një konferencë solidariteti me Shqipërinë.. Kjo konferencë, të cilën mund ta organizojë Franca, synon të mobilizojë ‘si partnerë publikë dhe privatë për të ‘organizuar rindërtimin’ pas tërmetit që la rreth 5.000 njerëz të pastrehë”

Kujtojmë se Franca ka qenë një ndër vendet e para që ka sjellë ndihma dhe njerëz të specializuar për të kryer operacionet e shpëtim- kërkimit në gërmadhat e Durrësit e Thumanës. Deri më tani Bashkimi Evropian ka deklaruar se do të japë në ndihmë të Shqipërisë 15 mln euro./Express