Stevo Pendarovski, presidenti i Maqedonisë së Veriut realizoi bisedë telefonike me Papa françeskan, kreun e Kishës Katolike, ku u diskutua për takimin e anuluar dhe solidaritetin e njerëzve dhe kombeve në luftën kundër virusit korona, transmeton Portalb.mk.

“Presidenti Pendarovski shprehu keqardhje për pamundësinë e realizimit të vizitës së tij në Vatikan për shkak pandemisë Kovid-19 me rastin e festimit të 24 Maj-it, Ditën e Shën Kirilit dhe Metodit dhe takimi me Shenjtërinë e Tij nuk u realizua”, raportojnë nga Presidenca.

Vitin e kaluar më 24 maj, në përvjetorin e shenjtërimit të Shën Kirilit dhe Metodit, delegacioni i Maqedonisë së Veriut i udhëhequr nga kryeparlamentari, Talat Xhaferi, qëndroi për vizitës zyrtare në Vatikan.

Presidenca njoftoi se u diskutua për raportet bilaterale ndërmjet RMV-së dhe Selisë së Shenjtë, bazuar në vlera të përbashkëta kulturore e shpirtërore, duke përkujtuar rëndësinë historike të vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut vitin e kaluar.

“Presidenti Pendarovaki theksoi kontributin e komunitetit katolik në RMV, si në ndërtimin e raporteve me Selinë e Shenjtë gjithashtu edhe në raportet e përgjithshme ndërfetare në vend”, raportojnë nga Presidenca.

Pendarovski theksoi rolin e Papa Françеskut në solidaritetin e njerëzve dhe kombeve, si një element kyç në luftën kundër pandemisë dhe pasojave të saj.

Ndryshe, vizita e vitit të kaluar e Papa Franciskos në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV) është e para e këtij lloji nga ai dhe nga Kisha Katolike. Kjo do ta shënojë vizitën e 42-të që Papa ka realizuar në vende të ndryshme pasi mori kreun në vitin 2013-të.