Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka nderuar me Urdhrin “Hero i Kosovës”, ish eprorin e UÇK-së, Shaban Dragaj.

Presidenti Thaçi në një postim të tij në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Dragaj nuk kursej asgjë për lirinë e Kosovës, duke punuar pandalshëm derisa ndërroi jetë edhe për forcimin e shtetit.

Ai tha se Dragaj ishte pjesë e betejave të lavdishme të UÇK-së në Dukagjin, Drenicë dhe në shumë zona tjera operative.

“Urdhrin “Hero i Kosovës” sot e ndava për ish-eprorin e UÇK-së, Shaban Dragaj. Ai nuk kursej asgjë për lirinë e Kosovës, duke punuar më pas pandalshëm derisa ndërroi jetë edhe për forcimin e shtetit tonë. Shaban Dragaj ishte pjesë e betejave të lavdishme të UÇK-së në Dukagjin, Drenicë dhe në shumë zona tjera operative”, ka shkruar Thaçi në Facebook.