Kjo deklaratë e tij erdhi pas veprimeve të fundit të Rusisë.

Të hënën, presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi trupat që i quajti “paqeruajtëse” në dy rajone pro Moskës të Ukrainës lindore, pasi njohur pavarësinë e tyre.

“paqeruajtëse” në dy rajone pro Moskës të Ukrainës lindore, pasi njohur pavarësinë e tyre.

“Ne jemi në tokën tonë, nuk kemi frikë nga asgjë dhe askush, nuk i kemi borxh askujt dhe nuk do t’i japim asgjë askujt. Dhe ne jemi të sigurt për këtë”, tha presidenti ukrainas, në fjalimin e tij, duke shtuar se masa ishte një shkelje e integritetit dhe sovranitetit kombëtar të Ukrainës, raporton CNN.

Zelensky shtoi se kufijtë ndërkombëtarë të Ukrainës do të mbesin siç janë, pavarësisht deklaratave dhe kërcënimeve të Rusisë.“Ukraina mbështete në hapat e qartë dhe efektiv nga mbështetësit e saj ndërkombëtarë”.
Ai shtoi se Ukraina kishte iniciuar një takim urgjent në Katërshen e Normandisë, të cilat përfshijnë Gjermaninë, Rusinë, Ukrainën dhe Francën.

Ai paralajmëroi se lëvizja e fundit e Putinit minoi negociatat aktuale “paqësore” dhe mund të nënkuptojë një dalje të njëanshme të Federatës Ruse nga Marrëveshja e Minskut dhe injorim të Marrëveshjes së Normandisë.

Zelensky tha se Ukraina dëshironte paqe, megjithatë se ishte përgatitur për një akt agresioni rus për një kohë të gjatë./fol