Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, Millorad Dodik ka deklaruar për RTRS se ambasada amerikane në Sarajevë ia ka refuzuar kërkesën për vizë diplomate për të shkuar në inaugurimin e presidentit të ri amerikan, Donald Trump, me arsyetimin se atje nuk shkon si përfaqësues i Bosnjës.
 “Për çka vlen atëherë pasaporta diplomatike e Bosnjës”, ka pyetur Dodik dhe ka shtuar se nuk e përjashton mundësin që vitin e ardhshëm të udhëtojë me pasaportë të Serbisë, transmeton lajmi.net.

Presidenti i RS-së ka theksuar se ftesën e ka marrë nga njerëzit që ishin në shtabin zgjedhor të Trumpit, dhe të cilët janë pjesë e ekipit që merret me tranzicionin e administratës amerikane.

Ai ka shtuar se akreditimi e pret në Uashington. /Lajmi.net