Autoritetet italiane janë duke e hetuar një prift katolik nga Padova i cili ka qenë i akuzuar për mbajtjen e orgjisë në famullinë e tij.
 Andrea Contin 48 vjeçar, një famulltar në Kishën e San Lazzaro, është nën hetime pasi dyshohet se ai jeton përmes fitimeve të pamoralshme dhe dhunës psikologjike, pasi tri femra anëtare të famullisë ishin ankuar për sjelljen e tij, raportoi The Times.

Autoritetet kanë gjetur tashmë lodrat e tij të seksit dhe video pornografike që ishin maskuar me emrat e papëve. Videot dyshohet se shfaqin orgjinë që po ndodhte në ambientet e kishës.

Contin është akuzuar gjithashtu për shitjen e disa nga 15 të dashurave të tij për njerëzit e tjerë përmes faqeve të internetit dhe duke bërë udhëtime luksoze me to, përfshirë edhe një vizitë në një fshatë në Francë.

Ai nuk është arrestuar dhe aktualisht është me pushime në Kroaci. /Lajmi.net/