Pakica serbe dhe malazeze kanë festuar Krishtlindjet në kishën e Vrakës në Shkodër.

Prifti malazez i Kishës Ortodokse, Radomir Nikçeviq, kremtoi meshën e shenjtë përpara besimtarëve të pranishëm.

Pas meshës, Nikçeviç deklaroi para mediave se vlerëson ligjin e miratuar nga Parlamenti shqiptar për minoritetet.

I pyetur për qëndrimin e Kishës Ortodokse në Malin e Zi, Nikçeviq, figurë e rëndësishme e kësaj kishe, u shpreh se “Kosova është një vend i shenjtë i Serbisë”, shkruan Lapsi.

Kleriku shtoi se në Kosove Serbia ka shumë Kisha dhe vende të shenjta.

Nikçeviq deklaroi gjithashtu qartazi se “Kosova është Serbi”, ndërsa bëri thirrje për të jetuar në harmoni duke qenë se Ballkani sipas tij është një vend i bekuar nga Zoti.