Kanë kaluar mbi 24 orë që prej momentit kur 16 vjeçarja, Viola Guri, nga Kaçaniku është zhdukur.
Përderisa Policia e Kosovës është duke e trajtuar rastin për lokalizimin dhe gjetjen e saj, e njëjta nuk ka kontaktuar me familjarët.

Por sipas shumë shkresave të lexuesve thuhet se Viola Guri ka publikuar fotografi në SnapChat duke tregur se është duke udhëtuar për diku dhe se po kënaqet, këto fotografi i ka realizuar pikërisht në hyrje të Rugovës, pas kalimit nëpër qytetin e Pejës.
Duhet përkujtuar që sipas burimeve të Indeksonline e njëjta kishte tentuar edhe më parë të largohej nga shtëpia.