Autoritetet policore italiane kanë marrë në pyetje Dorina Pashon vajzën e Shpëtim e Teuta Pasho, trupat e të cilëve u gjetën pas vitesh të copëtuar e të mbyllur në katër valixhe në afërsi të burgut Solliçiano në provincën e Firenzes.

Ekzaminimi i trupave ka konfirmuar se bëhet fjalë për Shpëtim e Teuta Pash0 5 e 52 vjeç të zhdukur që prej datës 2 nëntor 2015.

Gjetja e kufomave të copëtuara pranë burgut të Solliçianos ku ka vuajtur dënimin djali i tyre i akuzuar për trafik droge, ka bërë që pista e parë investiguese për këtë krim të tmerrshëm të ishte një larje hesapesh për trafiqe ilegale.

Por Dorina Pasho, vajza e çiftit e cila jeton në qytezën Castelfiorentino në provincën e Firezes, gjatë marrjes në pyetje nga autoritetet policore ka hedhur poshtë këtë variant duke deklaruar se “nuk është një krim për biznes droge. Të bësh një gjë të tillë, ka deklaruar ajo në prani të avokatëve, do të thotë të kesh një borxh te madh parash në këtë trafik “

Vëllai i saj Taulant Pasho rezulton person i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane. Nën urdhër arrestimi shtëpiak ai ka shkelur dënimin e është shpallur në kërkim prej vitit 2006.

Çifti Pasho jetonin në Vlorë e kishin mbërritur në Itali në tetor të 2015 për të takuar djalin e tyre i cili ndodhej në burgun e Solleçianos.