Vitet e fundit e kemi parë të ndryshuar këngëtaren e njohur Rovena Dilo. Pas ndarjes nga bashkëshorti Florian Riza, Dilo ka vendosur t’i përkushtohet në maksimum vetes. Edhe vitin e kaluar Rovenën e kemi parë të argëtohet, ndërsa këtë vit këngëtarja i ka planet shumë të qarta, t’i plotësojë vetes çdo dëshirë e të jetë e lumtur.

Të paktën këtë ka lënë të kuptohet me foton e saj të fundit në publikuar në Instagram. Teksa duket mjaft në formë, Rovena shkruan përkrah fotos, “Çfarëdo që të bësh në 2017, sigurohu që të bëjnë të lumtur”, një këshillë kjo e vlefshme për të gjithë.