Prishtina nuk ka qenë qyteti më i ndotur mbrëmjen e së hënës. Shkupi ka pasur shifër më të lartë, e cila ka shkuar deri në 700. Kështu u shpreh drejtori i Departamentit për Mbrojtje të Mjedisit, Muhamet Malsiu.

Ai ka thënë se sipas raporteve, Prishtina ka pasur ajër të ndotur por jo më të ndoturin në rajon.

“Prishtina nuk ka qenë kryeqyteti më i ndotur në botë. Mbrëmë ka qenë nata kur ajri ka qenë më i ndotur dhe ka shkur deri në 400 mirëpo Karposhit i ka shkur deri në 700”, ka thënë Malsiu, njofton Koha Ditore.

Sipas tij, kjo gjendja është si pasoj e mungesës së rreshjeve dhe shpejtësisë së erës, e cila sipas tij ka qenë në zero.

“Tash kemi një periudhë, për shkak të rreshjeve, nuk kemi të rreshura, shpejtësia e erës ka qenë 0 e cila ja ndihmon shumë”, ka thënë ai.

“Komuna do duhej çeshjen e rregullomit të trafikut urban, do të bëjnë ndotje më pak, vija më të rregullta”.