Një prishje motori në avionin e linjës Vjenë – Prishtinë i kompanisë ajrore Austrian Airlines, ka detyruar ekuipazhin mbrëmë të bëjë ulje emergjente në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit

Gjatë fluturimit dhe deri në aterrim, në avion udhëtarët kanë qenë shumë të frikësuar pasi në brendi të avionit dëgjoheshin shumë krisma por edhe britma të udhëtarëve.

Odiseada e udhëtarëve nuk përfundoi as pas aterrimit të avionit.

Autoritetet ajrore serbe nuk lejuan largimin e udhëtarëve me pasaporta nga Kosova që të dilnin nga aeroporti për të gjetur alternativa të tjera udhëtimi. Janë lejuar të dalin vetëm ata që kanë qenë të pajisur me letërnjoftime të Kosovës, ka njoftuar një udhëtar që komunikoi me Koha.net.

Kjo dëshmon se autoritete serbe edhe në rrethana tragjike nuk respektojnë dhe nuk lejojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, në këtë rast të Kosovës.

Udhëtarët ende po mbahen aty dhe nuk dihet si do të vijnë në Prishtinë.

Po flitet që udhëtarët me një avion të kompanisë Turkish Airlines të shkojnë në Stamboll dhe prej andej pastaj për në Prishtinë.